Prozë

Kodi 16-19

 

Andrra t’shume (Ëndrra të shuara)

 

Zemra plot e xhepat bosh, apo xhepat plot e zemra bosh? Për dikë, xhepat janë të mbushur vetëm me ajrin zhbirues të ditëve t’mërzituna që bajnë kontrast me zemrën e tyne t’qeshun e plot amëlsi, ndërsa për dikë tjetër xhepat po shqyhen prej randesës së qindarkave melodioze që kërcejnë nën ritmin e gishtave të pronarit. Ky i fundit, n’vend të zemrës ka nji gur… Ah, jo! Më falni, nji shkamb, desha me thanë.

Asht aq i madh sa nuk lë vend as për nji grimë mëshire dhe nuk thyhet as para brishtësisë së atyne syve të qelqtë që u zgjasin duart me nji shpresë gjysmë të fikun e presin t’i dhurojnë pak, sadopak… amëlsi, dashni… pak prej të pazakonshmes. Melodia e qindarkave i duket ma e pëlqyeshme se melodia tjetër e trishtë, që asht pjellë e barqeve t’thata e syve lotus’, por…

Ç’faj ka, i shkreti fëmijë, pse asht pjesë e nji bote t’ligë? Ah, i gjori, zemërplasun e shpirtzbrazun mundohet me u mbështjell nën mantelin e padukshëm t’imagjinatës fëmijënore. Andrron… andrron e shpreson. Asht e vetmja mënyrë që e shtyn përpara jetën e tij. Ah! Po ku e din, fatkeqi, se çfarë asht jeta?! Ka pa fiks at’ pjesë që s’duhej t’kishte pa: nji botë t’harlisun e t’shthurun, të pamshirshme e t’padrejtë. Nji botë që asht shkapet keqas me mullinjtë e erës dhe vun ala donkishotizmin. Nji botë që po ndërton qiellgërvishtës, por po shemb miqësinë, dashamirësinë, nderin, besnikërinë e dashninë. Ama, ndoshta ka me pa nji botë ma t’mirë. Disa mure ngrihen e të tjerë bien, por si kanë thanë, shpresa asht spiranca e shpirtit, e kështu, edhe unë bashkë me fmin’ kapem fort mas saj…

Posto një koment