-Ekspozitë pikture në qendër të Himarës, të martën, datë 10.6.2014, ora 19.00.
-Mbrëmja festive përmbyllëse me piktorët dhe të ftuarit: të martën, datë 10.6.2014, ora 21.30 në Rezidencën “Sarajet e Pashait” në Dhërmi.
Pas 4 ditëve të grumbullimit në koloninë e piktorëve shqiptarë të peizazhit në qytetin e Himarës dhe zonën përreth që përfshin kjo bashki, të martën, në datën 10.6.2014, në orën 19.00, do të organizohet në Qendër të Himarës, Ekspozita e Pikturës me punimet e artistëve më të njohur të penelit të peizazhit.
Do të jenë mbi 100 tablo pikturash në vaj të 30 piktorëve të grumbulluar në këtë koloni, të realizuar gjatë këtyre ditëve të kolonisë që kanë si objekt vetëm natyrën e magjishme të zonës së Bregut, objektet e kultit dhe të trashëgimisë kulturore, arkitekturën e veçantë të fshatrave dhe qendrave të tjera të banuara të Bregut etj.
Pas kolonisë së parë të piktorëve të peizazhit organizuar me sukses në zonën e Orikumit, kjo është veprimtaria e dytë që organizon Instituti i Librit dhe i Promocionit në Tiranë në bashkëpunim me Bashkinë e Himarës dhe me mbështetjen e pakursyer të kompleksit turistik “Sarajet e Pashait” në Dhërmi, me pronar z. Artur Bubeqi.

Ftojmë të gjithë banorët artdashës të Himarës dhe zonave përreth, të apasionuarit pas pikturës, pushuesit që e kanë filluar tashmë stinën e tyre të pushimeve dhe të sezonit turistik që të vizitojnë ekspozitën e pikturave me objekt frymëzimi Himarën dhe Bregun e Jugut, për ta shijuar artistikisht ato që prekin dhe përjetojnë çdo ditë të jetës së tyre.

Posto një koment