Aktivitete Aktivitete të përditësuara READ Thirrje për aplikime

Thirrje e Hapur 3 ”Mbështetje e projekteve ndërkulturore në pesë shtete” – Projekti “Rrjeti Rajonal për Diversitet Kulturor”

Projekti “Rrjeti Rajonal për Diversitet Kulturor (READ)” 

Thirrje për aplikime 2022/2023

Thirrje e Hapur Nr. 3 ”Mbështetje e projekteve shumë-gjuhësore në pesë shtete”

Data e shpalljes: 15.11.2022

Rrjeti Rajonal për Diversitet Kulturor – READ është projekti rajonal i financuar nga Bashkimi Evropian me qëllim për t’u mundësuar aktorëve të shoqërisë civile një platformë ku të nxisin dhe të kontribuojnë në tolerancën ndërkulturore dhe vlerat demokratike, me fokus të veçantë të rinjtë. Projekti implementohet nga Goethe-Institut Shkup së bashku me organizatat e saj partnere: Organizata Krokodil (Serbi), Qendra për Bashkëpunimi Ballkanik – Loja (Maqedonia e Veriut), Instituti I Librit dhe i Promocionit (Shqipëri), Organizata Kulturore Kalem (Turqi) dhe Qendra Multimedia (Kosovë).

Projekti ka nisur më 1 shtator 2020 dhe do të zgjasë deri më 31 gusht, 2024. Buxheti i disponueshëm për grante është 150.000 € në total për tre raunde thirrjesh për projekte gjatë tri viteve. Për thirrjen e tretë buxheti në dispozicion është 45,000 €. Mbështetja e projekteve ndërkulturore nënkupton dhënien e 15 granteve të vogla OSHC-ve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia.

Thirrja e Hapur 3 “Mbështetja e projekteve ndërkulturore në pesë shtete”, synon të promovojë bashkëpunimin ndërkulturor në rajon. Qëllimi i kësaj thirrjeje është promovimi i letërsisë, leximit dhe diversitetit kulturor. Objektivi i saj është të mbështesë gjerësisht një numër organizmash kulturorë me seli në komunitet e të gjitha vendeve të përfshira në projekt si dhe të promovojë rrjetëzimin dhe bashkëpunimin mes tyre. Bashkëpunimi midis të paktën dy vendeve të lejueshme në thirrje do të ketë përparësi.

 

Afati i fundit për aplikim: 16 janar, 2023, deri në orën 23:59, CET

Shuma maksimale e mbështetjes për këtë thirrje është 3.000 € për grant.

Granti duhet të mbulojë kosto që lidhen me artet letrare dhe artistë letrarë, si dhe larmi iniciativash të tjera kulturore dhe artistike duke përfshirë edhe muzikë, teatër, audio dhe video produksion, multimedia dhe nisma të tjera që promovojnë bashkëpunimin ndërkulturor në rajon.

Të gjitha aplikacionet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike përmes Portalit të Aplikimit Goethe-GAP në gjuhën angleze: https://gap-online.goethe.de/en-US/.

Lutemi përzgjedhjen e fushës së financimit: READ – Regional Network for Cultural Diversity – Intercultural projects III/22 me mundësinë për të përmbushur përshkrimin e hollësishëm të projektit në gjuhët lokale – shqipe, serbe, maqedonase ose turke. Të gjitha dokumentet e nevojshme për këtë thirrje mund të gjenden në portalin GAP.

Aplikantët duhet të jenë:

  • Jo-fitimprurëse;
  • Organizata të shoqërisë civile;
  • Drejtpërdrejt përgjegjëse për përgatitjen dhe menaxhimin e projektit me bashkë-aplikantët;
  • Të regjistruar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Serbi ose Turqi për të paktën 6 muaj para datës së publikimit të thirrjes;
  • Punojnë në një ose më shumë nga fushat tematike me rëndësi të kësaj Thirrje për Propozime.

Projektet nga organizatat rinore inkurajohen në veçanti që të aplikojnë.

Vetëm një kërkesë nga secili aplikant do të merret në konsideratë, në rast se do të jenë dy aplikime nga e njëjta organizatë në një thirrje apo në dy thirrje.

Për çdo pyetje rreth procesit të aplikimit, lutemi kontaktoni në adresat e organizatave partnere në adresat vijuese:

Shqipëri:instituti.libri.promocioni@gmail.com,Kosovë:arif@qendra.org, Maqedonia e Veriut: lojaculture@gmail.com, Serbi:office@krokodil.rs, dhe Turqi:info@itef.com.tr.

Për çdo pyetje rreth procesit të aplikimit nëpërmjet portalit, apo çështjeve administrative e financiare, ju mund të na kontaktoni në adresën: read-grants@goethe.de

Ju lutem të na ndiqni në profilet tona në Facebook dheInstagram për më shumë informacion rreth projektit.


Shkarko dokumentin e plotë këtu.

Posto një koment

Instituti Libri Promocioni