Aktivitete Pikturë

Kolonia e Artistëve Figurativë në Himarë

ILP organizon koloninë e dytë të artistëve figurativë në Himarë dhe në zonën përreth më 7-11qershor. Marrin pjesë mbi 30 piktorë të peizazhit, ndër më të njohurit e botës shqiptare, të cilët do të pasqyrojnë në art, secili në këndvështrimin dhe stilin e tij unik, peizazhet më të bukura, objekte të trashëgimisë kulturore, arkitekturën karakteristike të fshatrave të Bregut etj.

Në mbyllje të kolonisë, të mërkurën, më 11 qershor, pasdite, në qendër të Himarës do të organizohet ekspozita e pikturave të realizuara gjatë këtyre ditëve.

Ftojmë dashamirësit e artit për të vizituar këtë ekspozitë të veçantë.

Posto një koment

Instituti Libri Promocioni