15 prill 2021
U çel në galerinë “Edward Lear”, në Berat, ekspozita “1001 dritaret e Beratit”.
Gjatë ceremonisë, Ministri i Turizmit, z. Blendi Klosi, përveç të tjerash, falënderoi piktorët pjesëmarrës, të cilët me punët dhe angazhimin e tyre jepnin mesazhe optimiste për sezonin e ri turistik që po afron, në një periudhë që e gjithë bota është duke kaluar një situatë pandemie ende të rëndë.
Kjo ekspozitë pikture dhe fotografie, me objekt dhe subjekt bukuritë e qytetit të Beratit, një nga 600 qytetet në rang botëror, pjesë e trashëgimisë së veçantë kulturore mbrojtur nga Unesco, u çel në Ditën Ndërkombëtare të Artit.
Ky aktivitet u organizua nga Instituti i Librit dhe i Promocionit dhe u mbështet nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe Bashkia Berat.
Posto një koment