Aktivitete Aktivitete të përditësuara Festivali Letrar për të Rinj "Tirana 2016" - Edicioni II Festivali Letrar për të Rinj "Tirana Gate" 2021- Edicioni VII  Kalendari i Aktiviteteve të Parashikuara

Festivali Letrar për të Rinj “Tirana Gate” 2021- Edicioni VII 

FLR 2021
Në kuadër të Ditëve të Librit në Kalanë e Tiranës Instituti i Librit dhe i Promocionit në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe të Leximit organizon aktivitetin njoftues për çeljen e edicionit të shtatë të Festivalit Letrar për të Rinj “Tirana Gate” 2021- Edicioni VII

Festivali Letrar për të rinj ka arritur moshën e tij të pjekurisë pas gjashtë edicioneve të realizuara me qëllimin për t’i shërbyer krijuesve të rinj në gjuhën shqipe. Në këtë edicion ai synon të kthehet në një mjet për të afruar krijuesit e rinj vendas me bashkëmoshatarët e tyre në ballkan për të transmetuar një mesazh të rëndësishëm tolerance, dhe dëshire për të njohur tjetrin përmes tri gjinive të tij kryesore.

Në këtë edicion mund të marrin pjesë krijues shqiptarë dhe krijues nga rajoni, të cilët do të mund të sjellin krijimet e tyre në gjuhën origjinale dhe të shoqëruar me një përkthim në anglisht.

Na ndiqni në faqen zyrtare të Festivalit në Facebook

Posto një koment