Festivali Letrar për të Rinj “Tirana Gate 2020” Edicioni VI
Shpallen fituesit e Festivalit Letrar për të Rinj “Tirana Gate-2020”, Veliaj: “Festivalet si ky, kanë fuqinë të transformojë qytetin”
Në fjalën përshëndetëse, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se mbështetja për artin dhe kulturën nuk do të mungojë. Ai shprehu kënaqësinë se ky festival po kthehet në një traditë të bukur të Tiranës. “Të bësh art e kulturë është sfidë në kohët ku jetojmë. Por, kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Komercalizmi, zelli për t’u dukur, ndoshta i kanë shkurajuar ata që merren me letërsi ose mendojnë të investojnënë art e kulturë. Ama, aleanca që kemi krijuar sot me këtë festival, ka mundësi të transformojë, në mos botën, të paktën këtë qytet. Nëse nuk ndryshojmë dot botën, të paktën mund ta përmirësojmë qytetin tonë, qoftë edhe duke u frymëzuar. Do të kemi shanse të tjera si ky festival dhe mezi pres që bashkia të vazhdojë të jetë partneri shqiptar i këtij konkursi”, tha ai.
Irena Toçi, si organizatore e këtij Festivali falënderoi Bashkinë e Tiranës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj këtij festivali letrar dhe për kulturën. “Shumë prej tyre iu përgjigjën thirrjes tonë për të eksperimentuar me fjalën e bukur dhe për të ndërtuar ese, poezi e proza të konsiderueshme, të vlerësueshme të cilat sjellin të gjithë ndjeshmërinë e brezit të ri të paktën të kryeqytetit tonë që këtë vit mbushi 100 vjeç. Sot Tirana mbush 100 vjet kryeqytet dhe të gjithë ju që do të jeni fitues të këtij edicioni do të mbani mend që në 100 vjetorin e Tiranës morët një çmim të madh që ju veçoi nga moshatarët tuaj në fushën e letërsisë. Falenderoj Bashkinë e Tiranës që na mbështeti për ta realizuar, qoftë edhe në kushte të vështira, këtë edicion të Festivalit Letrar, për të mos ndërprerë mënyrën se si ai ka funksionuar gjatë gjithë këtyre viteve”, u shpreh Irena Toçi.
Vendet e treta
Ese III Tea Kodra “Në shtëpinë tonë”, shkolla, “Sami Frashëri”
Prozë III Xhizel Agolli “Faqe ditari”, shkolla, “Sami Frashëri”
Poezi III Eda Aga “Qytet i heshtur”, shkolla “Sandër Prosi”
Vendet e dyta
Ese II Gresa Lika “Koktej ‘Tirana’”, shkolla, “Myslym Keta”
Ese II Jugerta Cuka “Shpirti i lodhur i një qyteti ëndërrimtar” shkolla, “M. Keta”
Prozë II Jorjona Biraku “Shpirti i një kryeqyteti që ndryshon” shkolla, “Myslym Keta”
Poezi II Diego Minxalli “Vërshim ndjenjash varfanjake”, shkolla, “Sami Frashëri”
Vendet e para
Ese I Antea Spahiu “Shtëpia e braktisur në zemër të qytetit” shkolla, “S. Frashëri”
Prozë I Ersona Duro “Gostia”. shkolla “Myslym Keta”
Poezi I Sara Hidri “Të rritesh me qytetin tënd”, shkolla “New York High School”
Posto një koment