Projekti “Rrjeti Rajonal për Diversitet Kulturor (READ)”
Thirrje për aplikime 2022/2023
Thirrje e Hapur Nr. 3 ”Mbështetje e projekteve shumë-gjuhësore në pesë shtete”
Data e shpalljes: 15.09.2022
Rrjeti Rajonal për Diversitet Kulturor – READ është projekti rajonal i financuar nga Bashkimi Evropian me qëllim për t’u mundësuar aktorëve të shoqërisë civile një platformë ku të nxisin dhe të kontribuojnë në tolerancën ndërkulturore dhe vlerat demokratike, me fokus të veçantë të rinjtë. Projekti zbatohet nga Instituti Goethe në Shkup, së bashku me organizatat e saj partnere: Organizata Krokodil (Serbi), Qendra për Bashkëpunimi Ballkanik – Loja (Maqedonia e Veriut), Instituti i Librit dhe i Promocionit (Shqipëri), Organizata Kulturore Kalem (Turqi) dhe Qendra Multimedia (Kosovë).
Projekti ka nisur më 1 shtator 2020 dhe do të zgjasë deri më 31 gusht, 2024. Buxheti i disponueshëm për grante është € 91.000 € në total për tre raunde thirrjesh për projekte gjatë tri viteve. Për thirrjen e tretë buxheti në dispozicion është 55.000 €. Mbështetja për projekte shumë-gjuhësore nënkupton financimin e 22 granteve të vogla për organizata të shoqërisë civile (OSHC) nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia.
Thirrja e Hapur Nr. 3 “Mbështetja e projekteve shumë-gjuhësore në pesë shtete”, synon të mbështesë përhapjen e veprave letrare në shtetet e rajonit në fokus. Qëllimi i kësaj përpjekjeje pritet të jetë përkthimi i kombinuar me prezantimin dhe promovimin e letërsisë në rajon. Mbështetja e këtij projekti do të plotësojë dhe do të rrisë ndjeshëm përkthimin ndër-rajonal të autorëve nga vendet e përfshira në projekt.
Afati i fundit për aplikim: 31 Tetor, 2022, deri në orën 23:59, CET (mesnatë)
Shuma maksimale e mbështetjes për këtë thirrje është 2.500 € për grant.
Kjo shumë do të mbulojë kostot që lidhen me përkthimin, dizajnin dhe shtypin si dhe promovimin e letërsisë në rajon.
Veprat në gjuhë origjinale nga vendet e pranuara në këtë thirrje duhet të përkthehen në një gjuhë tjetër të vendeve të përfshira në thirrje (P.sh. Një autor Turk duhet të përkthehet në gjuhët Shqipe, Serbe apo/dhe Maqedonase).
Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike përmes Portalit të Aplikimit Goethe-GAP në gjuhën Angleze: https://gap-online.goethe.de/en-US/ (lutemi përzgjidhni fushën e financimit: READ-Regional Network for Cultural Diversity- Multilingual projects III/22) me mundësinë për të plotësuar përshkrimin e hollësishëm të projektit në gjuhët lokale – Shqipe, Serbe, Maqedonase ose Turke.
Të gjitha dokumentet e nevojshme për këtë thirrje mund të gjenden në portalin GAP.
Aplikantët duhet:
- Të jenë organizata jo-fitimprurëse;
- Të jenë organizata të shoqërisë civile (OSHC);
- Të jenë drejtpërdrejt përgjegjëse për përgatitjen dhe menaxhimin e projektit me bashkë-aplikantët;
- Të jenë të regjistruar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Serbi ose Turqi për të paktën 6 muaj para datës së publikimit të thirrjes (15.09.2022);
- Të punojnë në një ose më shumë nga fushat tematike me rëndësi të kësaj Thirrje për Propozime.
Do të merret në konsideratë vetëm një aplikim për çdo aplikant.
Për pyetje rreth procesit të aplikimit, lutemi dërgojini në adresat e organizatave partnere si në vijim:
Për Shqipërinë: instituti.libri.promocioni@gmail.com, për Kosovën: arif@qendra.org, për Maqedoninë e Veriut: lojaculture@gmail.com, për Serbinë: office@krokodil.rs, dhe për Turqinë: info@itef.com.tr.
Për çdo pyetje rreth procesit të aplikimit nëpërmjet portalit, apo çështjeve administrative dhe financiare, lutemi na kontaktoni në adresën: read-grants@goethe.de
Ndiqni profilet tona në Facebook dhe Instagram për më shumë informacion rreth projektit.
(ENGLISH VERSION)
Project “Regional Network for Cultural Diversity (READ)”
Call for applications 2022/2023
Open Call 3”Support of multilingual projects in five countries”
Announcement date: 15.09.2022
Regional Network for Cultural Diversity – READ is regional EU funded project, with aim to enable civil society actors to foster and contribute to intercultural tolerance and democratic values with particular focus on youth. The Project is implemented by Goethe-Institut Skopje together with its partner organizations: Association Krokodil (Serbia), Center for Balkan Cooperation- Loja (North Macedonia), Instituti I Librit dhe i Promocionit (Albania), Kalem Culture Association (Turkey) and Qendra Multimedia (Kosovo).
The project started on the 01st of September, 2020 and will last till 31th of August, 2024. The available sub-grants budget is €91.000 in total for three rounds of calls in three years. For the third round of the Call, available budget is €55.000. Support of multilingual projects means awarding 22 small grants to CSOs from Albania, Kosovo, North Macedonia, Serbia and Turkey.
The Open Call 3”Support of multilingual projects in five countries” aims to support the regional diffusion of literary works from target countries. The purpose of this effort is expected to be for translation, in combination with presentation and promotion of regional literature. The support from this project will supplement and significantly scale-up the inter-regional translation of authors from the targeted countries.
Deadline for applying: 31st of October, 2022, till 23:59 CET (midnight)
The maximum amount of support for this call is 2.500€ per grant.
The Action should cover costs related to translation, design and print, and promotion of regional literature.
The work of the author which will be translated should be distributed in another eligible country (for ex. the literary work of a Turkish author should be distributed in different eligible country and in different local language).
All applications must be submitted electronically via the Goethe Application Portal-GAP in English language: https://gap-online.goethe.de/en-US/ (please select funding area: READ – Regional Network for Cultural Diversity – Multilingual projects III/22) with possibility to fulfill detailed description of the Project in local language – Albanian, Serbian, Macedonian or Turkish. All necessary documents for this call can be found on the GAP portal.
The applicants need to be:
- non-profit making;
- civil society organizations;
- directly responsible for the preparation and management of the project with co-applicant(s);
- registered in Albania, Kosovo, North Macedonia, Serbia or Turkey for at least 6 months before the date of publication of the call (15.09.2022);
- working on one or more of the thematic areas of relevance of this Call for Proposals
Only one application from each applicant will be considered.
Any questions regarding the applications can be sent to the Partner organizations, at the following e-mail addresses:
For Albania: instituti.libri.promocioni@gmail.com , for Kosovo: arif@qendra.org, for North Macedonia: lojaculture@gmail.com, for Serbia: office@krokodil.rs, and for Turkey: info@itef.com.tr.
For any other questions regarding the application process through the portal, the administrative and financial matters, you can contact us at: read-grants@goethe.de
Please follow our Facebook and Instagram profiles for more information about the Project.
Posto një koment