READ

Thirrje e Hapur 1 ”Mbështetje e projekteve ndërkulturore në pesë shtete” Shtyhet afati i dorëzimit të projekteve deri më datë 24 shkurt 2021

Projekti “Rrjeti Rajonal për Diversitet Kulturor”

Thirrje për aplikime 2020

Thirrje e Hapur 1 ”Mbështetje e projekteve ndërkulturore në pesë shtete”

Shtyhet afati i dorëzimit të projekteve deri më datë 24 shkurt 2021

Data e shpalljes: 23.12.2020

Rrjeti Rajonal për Diversitet Kulturor – READ është projekti rajonal i financuar nga Bashkimi Evropian me qëllim që t’u mundësojë akterëve të shoqërisë civile të nxisin dhe ti kontribuojnë tolerancës ndërkulturore dhe vlerave demokratike me fokus të veçantë tek të rinjtë. Projekti implementohet nga Goethe-Institut Shkup së bashku me organizatat e saj partnere: Asociacioni Krokodil (Serbi), Qendra për Bashkëpunimi Ballkanik – Loja (Maqedonia e Veriut), Instituti I Librit dhe i Promocionit (Shqipëri), Asociacioni Kulturor Kalem (Turqi) dhe Qendra Multimedia (Kosovë).

Projekti filloi më 1 shtator 2020 dhe do të zgjasë deri më 31 gusht, 2024. Buxheti i disponueshëm për grante është 150.000 € në total për tre raunde thirrjesh për projekte gjatë tri vitesh. Për thirrjen e parë buxheti në dispozicion është 51,000 €.

Thirrja e Hapur 1 “Mbështetja e projekteve ndërkulturore në pesë shtete”, synon të promovojë bashkëpunimin ndërkulturor në rajon. Qëllimi i kësaj thirrjeje është promovimi i letërsisë, leximit dhe diversitetit kulturor. Qëllimi është që mbështetja të shpërndahet gjerësisht për një numër iniciativash kulturore me bazë në komunitet të të gjitha vendeve dhe për të promovuar rrjetëzimin e bashkëpunimin në mes tyre. Bashkëpunimi mes të paktën dy vendeve të lejueshme në thirrje do të ketë përparësi.

 Afati i fundit për aplikim: 10 shkurt, 2021, ora 24:00, koha lokale

Shuma maksimale e mbështetjes për këtë thirrje është 3.000 € për grant. Granti do të mbulojë kostot që ndërlidhen me artet letrare dhe artistë letrarë, si dhe larmi iniciativash të tjera kulturore dhe artistike duke përfshirë edhe në muzikë, teatër, audio dhe video produksion, multimedia dhe nisma të tjera që promovojnë bashkëpunimin ndërkulturor në rajon. Mbështetje e projekteve ndërkulturore nënkupton dhënien e 15-17 granteve të vogla për OSHC-të nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia (objektivi është afërsisht 3-4 nën-grante për çdo vend).

Të gjitha aplikacionet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike përmes Portalit të Aplikimit Goethe-GAP në gjuhën angleze: https://kulturfoerderung.goethe.de/r.aspx?q=pDimjPlB, me mundësi për të përmbushur përshkrimin e hollësishëm të projektit në gjuhët lokale – shqipe, serbe, maqedonase ose turke.

Të gjitha dokumentet e nevojshme për këtë thirrje mund të gjenden në portalin GAP ashtu si edhe në udhëziminqë mund të gjeni në këtë link:

Aplikantët duhet të jenë:https://institutilibripromocioni.al/?p=2707&preview=true

  • Jo-fitimprurëse;
  • Organizata të shoqërisë civile;
  • Drejtpërdrejt përgjegjëse për përgatitjen dhe menaxhimin e projektit me bashkë-aplikantët;
  • Të regjistruar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Serbi ose Turqi për të paktën 6 muaj para datës së publikimit të thirrjes;
  • Punojnë në një ose më shumë nga fushat tematike me rëndësi të kësaj Thirrje për Propozime.

Projektet nga organizatat rinore inkurajohen në veçanti që të aplikojnë.

Vetëm një kërkesë nga secili aplikant do të merret në konsideratë.

Çfarëdo pyetje rreth procesit të aplikimit mund të dërgohet në adresat e organizatave partnere në adresat vijuese:

Për Shqipëri: instituti.libri.promocioni@gmail.com, për Kosovë: arif@qendra.org, për Maqedoninë e Veriut: lojaculture@gmail.com, për Serbi: office@krokodil.rs, dhe për Turqi:info@itef.com.tr.

Për çfarëdo pyetje rreth procesit të aplikimit nëpërmjet portalit, apo çështjeve administrative e financiare, ju mund të na kontaktoni në adresën: read-grants@goethe.de

Ju lutem të na ndiqni në profilet tona në Facebook dheInstagram për më shumë informata rreth projektit.

Posto një koment