21 MARS – DITA NDËRKOMBËTARE E POEZISË
Në prag të Edicionit III të Festivalit Letrar për të Rinj “Tirana 2017”
Instituti i Librit dhe i Promocionit në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë – Botimet Toena dhe Gjimnazin “Sami Frashëri” organizojnë:
“Takim me poezinë” e 36 poetëve më të mirë shqiptarë, botuar në kolanën “Kambana” nga Botimet Toena ndër vite.
Ky organizim mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë, e cila mundëson praninë e kuartetit të harqeve “Tinguj dhe monumente”, i cili do të performojë gjatë aktivitetit.
Poezia e zgjedhur e çdo poeti do të recitohet nga një prej nxënësve të gjimnazit “Sami Frashëri”.
Ju mirëpresim, të martën, 21 mars, ora 11:00, te Reja.


Posto një koment