{"id":1179,"date":"2016-07-31T10:49:38","date_gmt":"2016-07-31T10:49:38","guid":{"rendered":"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/?p=1179"},"modified":"2016-07-31T10:49:38","modified_gmt":"2016-07-31T10:49:38","slug":"kodi-16-17","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/?p=1179","title":{"rendered":"Kodi 16-17"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">Kur fjal\u00ebt mungojn\u00eb<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ju ka shkuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb mendje, se ka njer\u00ebz n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb q\u00eb nuk e kan\u00eb d\u00ebgjuar kurr\u00eb n\u00eb jet\u00eb z\u00ebrin e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tyre. Q\u00eb nuk mund t\u2019i qet\u00ebsojn\u00eb dot nervat duke d\u00ebgjuar muzik\u00eb. Q\u00eb nuk mund t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb grup rroku t\u00eb preferuar si b\u00ebjn\u00eb adoleshent\u00ebt e tjer\u00eb. Q\u00eb nuk mund t\u00eb flasin dot n\u00eb telefon dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb disa gj\u00ebra q\u00eb p\u00ebr ne jan\u00eb m\u00eb se t\u00eb zakonshme, pothuajse rutin\u00eb.<\/p>\n<p>Po. Ka edhe njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb. Ata jetojn\u00eb fare pran\u00eb nesh, n\u00eb mesin ton\u00eb, pa \u201cb\u00ebzajtur\u201d aspak, megjith\u00ebse kan\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar. T\u00eb tilla jan\u00eb edhe: Anastasi, Fran\u00e7eska dhe Maria, tri adoleshente, n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb si gjith\u00eb adoleshentet e tjera, studente n\u00eb Liceun Artistik \u201cJordan Misja\u201d n\u00eb deg\u00ebn e piktur\u00ebs.<\/p>\n<p>As un\u00eb nuk do t\u2019i kisha njohur k\u00ebto vajza, po t\u00eb mos b\u00ebheshin shkak disa punime t\u00eb tyre (piktura dhe skulptura) t\u00eb ekspozuara n\u00eb Galerin\u00eb e Artit \u201cKalo\u201d. Pasi kuratorja e ekspozit\u00ebs m\u00eb tregoi se k\u00ebto piktura ishin b\u00ebr\u00eb nga disa vajza me aft\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7anta, m\u00eb lindi nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u2019i takoj ato.<\/p>\n<p>N\u00eb pikturat e tyre kishte jet\u00eb, kishte ngjyra. Shum\u00eb ngjyra. Pavar\u00ebsisht se kan\u00eb nj\u00eb aft\u00ebsi ndryshe nga ne t\u00eb tjer\u00ebt dhe bota mund t\u00eb mos tregohet aq e mir\u00eb me to, me syt\u00eb e tyre prej artisteje, ato e pikturojn\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb t\u00eb bukur. E duan jet\u00ebn, edhe pse jeta \u00ebsht\u00eb treguar jo shum\u00eb e drejt\u00eb me to. Duke menduar k\u00ebto gj\u00ebra, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shihja pikturat e tyre, d\u00ebshira p\u00ebr t\u2019i njohur k\u00ebto vajza m\u00eb shtohej edhe m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mos e zgjatur, me ndihm\u00ebn e nj\u00eb mikut tim t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, arrita t\u00eb gjej kontaktet e tyre dhe t\u2019i bind p\u00ebr t\u2019u takuar. Takimin e lam\u00eb n\u00eb or\u00ebn 3 pasdite te lokali p\u00ebrball\u00eb Galeris\u00eb \u201cKalo\u201d, i cili quhet \u201cBar Shopen\u201d. (Me sa duket, e kishte marr\u00eb emrin nga sheshi aty p\u00ebrpara q\u00eb quhet Sheshi \u201cShopen\u201d dhe n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb tij ka nj\u00eb bust t\u00eb Frederik Shopen \u201cFr\u00e9d\u00e9ric Chopin\u201d, kompozitorit t\u00eb njohur polak.)<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi i par\u00eb i mikut tim ishte: \u201cMir\u00eb, jua mbushe mendjen p\u00ebr t\u2019u takuar, por si do t\u00eb merresh vesh me to?\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb artist, e gjen gjithmon\u00eb gjuh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shprehur at\u00eb q\u00eb mendon, &#8211; i thash\u00eb, &#8211; dhe ato jan\u00eb artiste, mos u shqet\u00ebso.\u201d N\u00eb mendje m\u00eb erdhi ai parimi i famsh\u00ebm i semiotik\u00ebs, q\u00eb thot\u00eb se: \u201cNuk mund t\u00eb mos komunikosh\u201d.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse takimin e kishim l\u00ebn\u00eb n\u00eb or\u00ebn 15:00, mua nuk m\u00eb mbante vendi dhe shkova te vendi i takimit nj\u00eb gjysm\u00eb ore p\u00ebrpara. N\u00eb pritje t\u00eb vajzave, teksa pija kafe n\u00eb verand\u00ebn e lokalit p\u00ebrball\u00eb bustit t\u00eb Shopenit mendoja me vete: \u201c\u00c7far\u00eb paradoksi! Ato m\u00eb lan\u00eb takim n\u00eb \u201cBar Shopen\u201d, dhe nuk e kan\u00eb d\u00ebgjuar kurr\u00eb Shopenin, Valsin e tij t\u00eb Pranver\u00ebs.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto mendime n\u00eb kok\u00eb dallova q\u00eb larg siluet\u00ebn e mikut tim, q\u00eb po vinte bashk\u00eb me tri vajza. Ato ishin duke biseduar me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, dhe her\u00eb nj\u00ebra e her\u00eb tjetra, b\u00ebnin shenja me duar dhe tundnin kok\u00ebn. Pasi u afruan pak fillova t\u00eb dalloj l\u00ebvizjen n\u00eb buz\u00ebt e tyre dhe p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast e vura n\u00eb dyshim at\u00eb q\u00eb m\u00eb tha znj. Kalo tek ekspozita, se ato nuk mund t\u00eb flisnin dhe d\u00ebgjonin. Vet\u00ebm pasi i takova kuptova se kishte di\u00e7ka ndryshe te k\u00ebto vajza.<\/p>\n<p>M\u2019u duk\u00ebn pak t\u00eb emocionuara dhe t\u00eb ndrojtura n\u00eb fillim. Ndoshta ngaq\u00eb miku im u kishte treguar se isha student gazetarie dhe si ma shpjeguan m\u00eb von\u00eb, takimi me nj\u00eb gazetar \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb emocionues, e aq m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr to.<\/p>\n<p>Pasi u ul\u00ebm, filluam t\u00eb bisedonim p\u00ebr piktur\u00ebn, p\u00ebr Liceun, p\u00ebr diellin q\u00eb ishte n\u00eb t\u00eb per\u00ebnduar dhe kishte marr\u00eb nj\u00eb ngjyr\u00eb t\u00eb bukur, po b\u00ebnim shaka p\u00ebr nj\u00eb tuf\u00eb qensh, q\u00eb kaluan aty af\u00ebr dhe p\u00ebr disa turist\u00eb kinez\u00eb q\u00eb i shikonin t\u00eb habitur. Mes t\u00eb qeshurave, p\u00ebr nj\u00eb moment, harrova se ato nuk mund t\u00eb flisnin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb bised\u00ebs, gjithmon\u00eb kisha nj\u00eb frik\u00eb se mund t\u00eb thosha pa dashje ndonj\u00eb gj\u00eb q\u00eb mund t\u2019i l\u00ebndoja, dhe p\u00ebrpiqesha t\u00eb tregohesha i kujdessh\u00ebm n\u00eb \u00e7do fjal\u00eb q\u00eb nxirrja.<\/p>\n<p>Biseda mori nj\u00eb rrjedh\u00eb krejt t\u00eb natyrshme dhe ato filluan t\u00eb m\u00eb tregonin p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb. Dallohej nj\u00eb shk\u00eblqim n\u00eb syt\u00eb e tyre, kur ato, her\u00eb nj\u00ebra e her\u00eb tjetra, mundoheshin me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat p\u00ebr t\u00eb m\u00eb treguar at\u00eb q\u00eb donin t\u00eb thoshin.<\/p>\n<p>Anastasia tha se kishte qen\u00eb p\u00ebr n\u00ebnt\u00eb vjet n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb nuk d\u00ebgjojn\u00eb. Aty gjat\u00eb nj\u00eb ore vizatimi, nj\u00eb m\u00ebsuese e kishte par\u00eb at\u00eb teksa vizatonte dhe e kishte inkurajuar t\u00eb merret me piktur\u00eb. \u201cPastaj, pasi mbarova 9-vje\u00e7aren, prind\u00ebrit e mi vendos\u00ebn t\u00eb m\u00eb fusnin n\u00eb Lice.\u201d<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Maria dhe Fran\u00e7eska nuk kan\u00eb pasur fatin t\u00eb ndjekin nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb specializuar p\u00ebr to, sepse familjet e tyre nuk e p\u00ebrballonin dot. Ato kan\u00eb ndjekur shkolla t\u00eb zakonshme bashk\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb, por kjo ka qen\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr to, sepse m\u00ebsueset nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb pun\u00eb t\u00eb diferencuar me vajzat, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb aspak. Megjithat\u00eb, ato nuk ua hedhin fajin m\u00ebsueseve. \u201cNdoshta ato nuk dinin si t\u00eb silleshin me ne, nuk na kuptonin, nuk e kuptonin gjuh\u00ebn e shenjave\u201d &#8211; tha Maria.<\/p>\n<p>Miku im q\u00eb i ka n\u00eb klas\u00eb, m\u00eb tregoi se edhe n\u00eb Lice profesor\u00ebt nuk b\u00ebjn\u00eb ndonj\u00eb pun\u00eb t\u00eb diferencuar me to. \u201cN\u00eb l\u00ebnd\u00ebt artistike ato jan\u00eb t\u00eb parat, ti i pe vet\u00eb pikturat dhe skulpturat e tyre, &#8211; m\u00eb tha, &#8211; por n\u00eb l\u00ebnd\u00ebt e tjera, \u201cMatematik\u00eb\u201d, \u201cFizik\u00eb, \u201cAnglisht\u201d etj., ato rrezikojn\u00eb vitin. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr faj t\u00eb tyre, por p\u00ebr faj t\u00eb profesor\u00ebve, e megjithat\u00eb, profesor\u00ebt nuk duan t\u2019ia din\u00eb dhe i trajtojn\u00eb nj\u00ebsoj sikur t\u00eb mos e kishin at\u00eb problem q\u00eb kan\u00eb.\u201d K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e p\u00ebrforcojn\u00eb edhe vajzat kur thon\u00eb se profesori na jep vet\u00ebm detyrat, ushtrimi kaq&#8230; faqe kaq&#8230; dhe nuk b\u00ebn asgj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Dhe moskujdesi ndaj tyre, mund t\u00eb pengoj\u00eb \u00ebndrr\u00ebn e vajzave p\u00ebr t\u00eb vazhduar Akademin\u00eb e Arteve.<\/p>\n<p>\u201cAto nuk kan\u00eb ardhur n\u00eb Lice q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen gjeni n\u00eb matematik\u00eb. Ato kan\u00eb ardhur n\u00eb Lice q\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb piktur\u00eb, dhe p\u00ebrderisa ato jan\u00eb mir\u00eb n\u00eb l\u00ebnd\u00ebt e piktur\u00ebs, \u00ebsht\u00eb turp q\u00eb t\u2019i ngel\u00ebsh n\u00eb matematik\u00eb\u201d, &#8211; shtoi ai.<\/p>\n<p>Teksa un\u00eb po bisedoja me Eldin, mikun tim p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra, syt\u00eb e tyre e humb\u00ebn disi shk\u00eblqimin, dhe ishin t\u00eb p\u00ebrqendruara t\u00eb lexonin at\u00eb q\u00eb thuhej n\u00eb buz\u00ebt tona. E kuptova k\u00ebt\u00eb gj\u00eb dhe u mundova t\u2019i ndryshoj drejtimin bised\u00ebs. I pyeta se \u00e7far\u00eb d\u00ebshironin t\u00eb b\u00ebheshin n\u00eb t\u00eb ardhmen. Dhe p\u00ebrgjigjet e tyre ishin v\u00ebrtet interesante.<\/p>\n<p>Anastasia m\u00eb tha se pasi t\u00eb mbaronte shkoll\u00ebn e lart\u00eb, do t\u00eb donte t\u00eb punonte n\u00eb qendr\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb nuk d\u00ebgjojn\u00eb, dhe t\u00eb b\u00ebnte at\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt nuk e kishin b\u00ebr\u00eb aq sa duhet me t\u00eb, t\u2019u q\u00ebndronte pran\u00eb f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb nuk d\u00ebgjojn\u00eb dhe t\u2019i ndihmonte ata.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Maria dhe Fran\u00e7eska, m\u00eb than\u00eb se do t\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb b\u00ebnin nj\u00eb provim me shenja p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb Akademin\u00eb e Arteve, dhe aty, me an\u00eb t\u00eb piktur\u00ebs t\u00eb shprehnin gjith\u00eb bot\u00ebn e tyre. Syt\u00eb e tyre fituan p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb nj\u00ebjtin shk\u00eblqim. Ato e dashuronin me gjith\u00eb shpirt piktur\u00ebn dhe donin q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb hapnin ekspozitat e tyre.<\/p>\n<p>Po ec e shpjegoja k\u00ebt\u00eb gj\u00eb m\u00ebsueses s\u00eb matematik\u00ebs, q\u00eb i k\u00ebrkon nj\u00eb artisti dhe aq m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb f\u00ebmije artist me aft\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb <em>Teorem\u00ebn e Pitagor\u00ebs<\/em>. E si mund t\u2019i k\u00ebrkosh nj\u00eb artisti q\u00eb ta fus\u00eb bot\u00ebn e tij aq t\u00eb madhe n\u00eb konturet e trek\u00ebnd\u00ebshit t\u00eb Pitagor\u00ebs? Apo mos ndoshta edhe m\u00ebsuesja e vet e ka t\u00eb kufizuar bot\u00ebn e saj brenda nj\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshi pa kuptim?<\/p>\n<p>Vajzat m\u00eb thon\u00eb gjithashtu se shok\u00ebt dhe shoqet e klas\u00ebs sillen shum\u00eb mir\u00eb me to, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi se ato jan\u00eb pak m\u00eb ndryshe. \u201cKemi shum\u00eb shok\u00eb dhe shoqe n\u00eb shkoll\u00eb. Ata sillen shum\u00eb mir\u00eb me ne, dhe gjith\u00eb koh\u00ebn b\u00ebjm\u00eb muhabet dhe gallata bashk\u00eb\u201d, &#8211; thot\u00eb Fran\u00e7eska.<\/p>\n<p>I pyes se \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e lir\u00eb, dhe m\u00eb tregojn\u00eb p\u00ebr pasionet q\u00eb kan\u00eb. Ato b\u00ebjn\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebn \u00e7do adoleshent tjet\u00ebr, lexojn\u00eb, pikturojn\u00eb, dalin xhiro. Fran\u00e7eska thot\u00eb se n\u00eb koh\u00ebn e lir\u00eb i p\u00eblqen t\u00eb luaj\u00eb edhe basketboll.<\/p>\n<p>Pas bised\u00ebs vajzat m\u00eb ftojn\u00eb q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb te Galeria, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb pun\u00ebt e tyre dhe p\u00ebr t\u00eb m\u2019i shpjeguar ato. M\u00eb tregonin m\u00eb aq zell pun\u00ebt e tyre, dhe k\u00ebrkonin q\u00eb un\u00eb t\u00eb kuptoja \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ato m\u00eb sqaronin me aq holl\u00ebsi rreth pikturave. Un\u00eb aprovoja \u00e7do gj\u00eb m\u00eb kok\u00eb dhe ato ndiheshin t\u00eb k\u00ebnaqura. Kaluam shum\u00eb koh\u00eb aty duke par\u00eb pikturat dhe me k\u00ebt\u00eb rast un\u00eb m\u00ebsova di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb rreth piktur\u00ebs.<\/p>\n<p>Pasi dol\u00ebm nga Galeria, ato vazhduan n\u00eb rrug\u00ebn e tyre, un\u00eb vazhdova n\u00eb rrug\u00ebn time. Biseda me k\u00ebto vajza m\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb doz\u00eb shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb optimizmi. Pavar\u00ebsisht v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb q\u00eb kishin, asgj\u00eb nuk i kishte ndaluar ato q\u00eb t\u00eb ndiqnin pasionin e tyre. Mendova me vete se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb m\u00eb duhet t\u00eb shkruaj lajmin p\u00ebr ekspozit\u00ebn e tyre t\u00eb par\u00eb. Dhe n\u00eb at\u00eb lajm, un\u00eb do t\u00eb kem shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkruar, dhe do t\u00eb di \u00e7\u2019t\u00eb shkruaj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Kur fjal\u00ebt mungojn\u00eb &nbsp; Ju ka shkuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb mendje, se ka njer\u00ebz n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb q\u00eb nuk e kan\u00eb d\u00ebgjuar kurr\u00eb n\u00eb jet\u00eb z\u00ebrin e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tyre. Q\u00eb nuk mund t\u2019i qet\u00ebsojn\u00eb dot nervat duke d\u00ebgjuar muzik\u00eb. Q\u00eb nuk mund t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb grup rroku t\u00eb preferuar si b\u00ebjn\u00eb adoleshent\u00ebt e tjer\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":1180,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[46],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v19.10 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Kodi 16-17 - Instituti Libri Promocioni<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/?p=1179\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kodi 16-17 - Instituti Libri Promocioni\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&nbsp; Kur fjal\u00ebt mungojn\u00eb &nbsp; Ju ka shkuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb mendje, se ka njer\u00ebz n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb q\u00eb nuk e kan\u00eb d\u00ebgjuar kurr\u00eb n\u00eb jet\u00eb z\u00ebrin e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tyre. Q\u00eb nuk mund t\u2019i qet\u00ebsojn\u00eb dot nervat duke d\u00ebgjuar muzik\u00eb. Q\u00eb nuk mund t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb grup rroku t\u00eb preferuar si b\u00ebjn\u00eb adoleshent\u00ebt e tjer\u00eb. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/?p=1179\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Instituti Libri Promocioni\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-07-31T10:49:38+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/KODI-16-17.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"947\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"359\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"jurgen.12@gmail.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"jurgen.12@gmail.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/?p=1179\",\"url\":\"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/?p=1179\",\"name\":\"Kodi 16-17 - Instituti Libri Promocioni\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/#website\"},\"datePublished\":\"2016-07-31T10:49:38+00:00\",\"dateModified\":\"2016-07-31T10:49:38+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/#\/schema\/person\/d6e498c519a40237aae31024f223b513\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/?p=1179#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/?p=1179\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/?p=1179#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kodi 16-17\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/#website\",\"url\":\"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/\",\"name\":\"Instituti Libri Promocioni\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/#\/schema\/person\/d6e498c519a40237aae31024f223b513\",\"name\":\"jurgen.12@gmail.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b8139bf4427d38c003912081ca558c83?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b8139bf4427d38c003912081ca558c83?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"jurgen.12@gmail.com\"},\"url\":\"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/?author=2\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kodi 16-17 - Instituti Libri Promocioni","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/?p=1179","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Kodi 16-17 - Instituti Libri Promocioni","og_description":"&nbsp; Kur fjal\u00ebt mungojn\u00eb &nbsp; Ju ka shkuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb mendje, se ka njer\u00ebz n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb q\u00eb nuk e kan\u00eb d\u00ebgjuar kurr\u00eb n\u00eb jet\u00eb z\u00ebrin e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tyre. Q\u00eb nuk mund t\u2019i qet\u00ebsojn\u00eb dot nervat duke d\u00ebgjuar muzik\u00eb. Q\u00eb nuk mund t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb grup rroku t\u00eb preferuar si b\u00ebjn\u00eb adoleshent\u00ebt e tjer\u00eb. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/?p=1179","og_site_name":"Instituti Libri Promocioni","article_published_time":"2016-07-31T10:49:38+00:00","og_image":[{"width":947,"height":359,"url":"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/KODI-16-17.png","type":"image\/png"}],"author":"jurgen.12@gmail.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"jurgen.12@gmail.com","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/?p=1179","url":"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/?p=1179","name":"Kodi 16-17 - Instituti Libri Promocioni","isPartOf":{"@id":"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/#website"},"datePublished":"2016-07-31T10:49:38+00:00","dateModified":"2016-07-31T10:49:38+00:00","author":{"@id":"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/#\/schema\/person\/d6e498c519a40237aae31024f223b513"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/?p=1179#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/institutilibripromocioni.al\/?p=1179"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/?p=1179#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kodi 16-17"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/#website","url":"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/","name":"Instituti Libri Promocioni","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/#\/schema\/person\/d6e498c519a40237aae31024f223b513","name":"jurgen.12@gmail.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b8139bf4427d38c003912081ca558c83?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/b8139bf4427d38c003912081ca558c83?s=96&d=mm&r=g","caption":"jurgen.12@gmail.com"},"url":"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/?author=2"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1179"}],"collection":[{"href":"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1179"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1179\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1180"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1179"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1179"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/institutilibripromocioni.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1179"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}