Të Tjera

Kodi 13-42/ 2017

Në mall të natës

Ka net ku s’gjej dot forcë,

s’mbledh dot veten e shpërndarë,

n’dyshemenë e një kohe,

që m’fundos n’mungesën tënde,

përfund shpirtit,

ku jehojnë t’u çjerr zë ulërimat e mallit,

tek më  gërricin për fyt,

me thonj rrahjesh,

sa m’gjakosin me zhvatje dëshire,

lëkurën e trupit.

Ka net ku s’gjej dot forcë,

malli m’ka veten,

s’ma lëshon,

unë  tërhiq e ai tërhiq,

n’litar yjesh që s’përvëlojnë duart e sytë,

n’heshtje t’universit që mban anën e mallit,

mall melodioz,

tmerrësisht hipnoz,

veshëve i fokusuar me timbrin e zërit tënd,

në çdo natë,

ku s’mbledh dot as trupin,

ku s’gjej dot as frymën,

ku s’qetësoj dot as trishtimin,

oh… si nuk kam një krahë më të gjatë,

(lutje e shtrënguar nëpër buzë),

që ta zgjas deri te ti,

me t’prek me dorë fytyrën,

me lëmu gishtat n’qetësi t’fytyrës,

me m’u lidh ndër nyjë gishtash lëkura e fytyrës,

sa me gjet’ pak forcë,

me zbut mallin,

n’butësi burrnore t’fytyrës.

Posto një koment

Instituti Libri Promocioni