Poezi

Kodi 15-33

 

Mur i errët

 

Ja muri i errët, shumë i lartë,

Bota e ndërtoi për mua

Tull’ e pas tulle e katror pas katrori,

Bota ndërton mure, e me mua tallet

Po më fërshëllen, po m’i çmend veshët

E unë mendoj për diçka tjetër:

Këtu brenda murit ka kaq shumë bodrume,

Kaq shumë tulla rrëshqitëse!

Të zeza, si korba e gjakpirëse si shushunja

Më ngelet ta ndriçoj vetë veten

Muri më kërkon t’i flak lodrat kur t’i teket atij, lodrat e fëmijërisë…

Barku im llokoçitet nga dhimbja

Duhet të skicoj më shumë harta për t’ia mbathur nga muri

Ose jo, jo, duhet të qëndroj për ta shembur atë mur

Bota e ushqen murin me ëndrrat e mia.

Ka ardh koha me i than’, se ëndrrat e mia nuk kanë vdekur,

Se ëndrrat e mia nuk janë një copë mishi i vdekur

Ëndrrat kundërmojnë që ti të ushqesh atë murin tënd me lëkurë hiene,

Muret ndërtohen nga bota, muret shemben për ëndrrat!

Posto një koment