Poezi

Kodi 15-32

 

Si sfungjer

 

Njeriu asht sfungjer i përjetimeve t’veta:

ngjarje t’hidhuna, t’amla,

t’gzueshme, t’trishta,

dashnie, miqsie,

të shfaquna e të fshehta,

që kthehen dita-ditës në kujtime…

Po, njeriu asht nji sfungjer…

Nji sfungjer i thjeshtë;

Nji sfungjer enësh;

Nji sfungjer trupi;

Nji sfungjer deti.

E sa ma shumë përjeton,

aq ma shumë thith, merr formë.

E sa ma shumë kujton,

aq ma shumë dehet n’fllad aromash.

E vjen nji moment

që sfungjeri s’mban ma,

e shformohet, e shtrydhet, e kalon n’delir,

e lodhet, e moshohet, e nuk përjeton ma,

se kujtimet janë e vetmja gja që i kanë mbetë…

Posto një koment