Poezi

Kodi 15-31

 

Udha e jetës

 

Udha e jetës si e çifutëve që s’ta falin gramin,

fytyra të bukura të mashtrojnë, sepse nën rroba  fshehin dhjamin.

Tani kërkon të fërkosh triumfet e helmetës,

quan gjelbërim dhe kurrizet e bretkosave të kënetës.

Është ideja që të bën të rrëshqasësh nëpër faje,

në kurthin si të djathit dhe florinjtë e kësaj saraje.

Po në ndryshim, si ndëshkim këtu s’të pret thjesht një çark,

por një pasha që ta pret kokën dhe pastaj ta ha për dark’.

Dhe s’të mbetet gjë tjetër veçse të mbështetesh pas murit,

të mbash peshën e mëkateve me kupat e gjurit.

Me kokën poshtë përtej seriozitetit dhe gallatës,

drejtësia nuk bën zë është nën tehun e shpatës.

Mirëpo unë prapë lëviz, në këtë shtrat nuk gjej rehat,

nuk skuqem as nga turpi të të pështyj në surrat.

Ndaj duhet ta njohësh zemërimin e të gjorit,

sepse perandorët vdesin nga thika e shërbëtorit.

Në jetë mos kërko fajtorë kur të gjithë shndërrohen viktima,

ujin e thithin frikacakët që në fund bëhen trima.

I them këto, sepse pashë tradhti ndër vëllezër,

kam bërë shaka kur kam thënë që “ditë e mirë” do jetë nesër.

Posto një koment