Poezi

Kodi 15-30

Agoni

 

A do mundem të jem një eklips

që mpreh tehet e kufijve mes urrejtjes e dashurisë?

Duke vërejtur nga lart,

ultësirën e perëndimit në agoni…

Dëshiroj të jem si ré n’male,

ku çdo stinë përshkon trupin tim,

ashtu, siç kalorësit përshkohen n’pushtim…

Do të më shkelte vetë gjethi i shkelur,

vesa e shpërbërë ndër bulëza lotësh,

aroma e dhéut menjëherë pas shiut, aty n’fekondim…

I falem veç frymës së fyellit

që më zhveshi pëlhurën time,

e zbardhi siluetën…

Tani mund…!

Posto një koment