Poezi

Kodi 15-29

 

Një ëndërr

 

Është një e qeshur e çuditshme që e shoh në ëndërr çdo natë.

Është e bardhë rreth e qark, si hëna e plotë

dhe pas hijet e ferrit e mbërthejnë.

Ajo vjen dhe më shfaqet me sytë zjarr – akull,

zgjat duart blu dhe më derdh kurora lulesh

herë të tjera shfaq dhëmbët e mprehtë

e rri buzë ferrash e gardhesh të shkatërruara.

Kjo e qeshur ndonjëherë zhduket drejt errësirës

e ndonjëherë nuk lë pas asnjë kambanë heshtjeje

që të mund të shijojnë paqen dhe luftën

me gjithë ata qiej të kaltër, rreze lulesh, kurora pemësh.

Ndonjëherë vjen nga drita e pakufi, nga dielli i ngrirë,

si një fat gjigant me flatra të zeza

e ulet pranë një liqeni që me të qeshurën e saj

të na rrëmbejë në kurthet e kësaj jete,

mes rrymave të rrezikshme të dhimbjes noprane,

e populluar herë-herë nga krijesa jetëshkurtra lumturie.

Posto një koment