Poezi

Kodi 15-28

 

Të lirë

 

Du me ju pa, tu e lanë

Folenë

Tu ik,

tu u ngatërru nëpër ajri

Të lirë,

Të mos ju shoh

nëpër burgje

mendjesh

që i krijuat vetë,

apo që jua dhamë ne pa dashje.

Dua t’ju shoh të lirë

larg në horizont

nuk dua të qarravitem

për ju

për pak vëmendje

për pak prani.

 

Ikni pra dhe jeni të lirë.

 

 

Posto një koment