MUR
Me themele të ngjeshuna me frymë
të hedhuna që me ngjizje,
ngritun me dorën e kohës.
I plasaritun nga tërmete stinësh,
mes shirash me lot,
mes rrufeve t’idhnueme.
Si skenar vazhdoj me t’ndërtue
me mundimin e andrrave,
me shtresën e ndjenjave,
me gdhendjen e fjalëve…
Me të pa të drejtë,
të fortë e të pathyeshëm.
Me kap kupën e qiellit,
me u ndesh me kosoren e hanës
me provu stuhi yjesh,
e me u prek me butësi resh.
Shoh anash,
ka mure gjithandej
ndërtuem secili në kohën e vet.
Zhurma përhumbet…
Due me pa si hidhet valle përjashta…

Posto një koment